“Edhe Enveri të ngrihet nga varri nuk trembemi”, Berisha thirrje këshillave bashkiakë dhe drejtuesve vendorë: Mosbindje civile!

TIRANË

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka dënuar sot deklaratën e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha se do ta çojë zjarrin e djeshëm në Kuvened në SPAK duke i kujtuar se deputetët e opozitës nuk tremben.

Iu bëri thirrje drejtuesve vendorë, por edhe këshillave bashkiak për mosbindje civile.

“Dënoj deklaratën e bastardit me tre mbiemra, bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës. I them këtij bastardi skundër Edi Ramës, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë deri në fund mosbindjen civile dhe betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë. I them këtij banditit të shndërruar në ministër për biografinë e tij çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria sepse opozita dhe opozitarët do të japin vendin që meriton. Së treti, jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale të bëjnë gjithçka, mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze. Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra”, deklaroi Berisha.

Arena e Lajmit

“Edhe Enveri të ngrihet nga varri nuk trembemi”, Berisha thirrje këshillave bashkiakë dhe drejtuesve vendorë: Mosbindje civile!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook