Sfidat me kryeqytetasit, një “film i parë” për Skënderbeun

Skënderbeu duket se e ka shumë të vështirë të marrë pikë jashtë Korçës. Deri tani i ka humbur të tria ndeshjet që ka luajtur në transfertë dhe këtu pa dyshim që ka ndikuar edhe fakti se është përballur me tri skuadrat e kryeqytetit, Partizanin, Dinamon dhe Tiranën.

Kanë qenë ndeshje gati identike, jo vetëm se skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenoviç i ka humbur me të njëjtin rezultat, 2-1. Në dy prej tyre Skënderbeu ka arritur të barazojë, me Partizanin dhe Dinamon, por është thyer në fund me golin e dytë. Me Tiranën loja shkoi edhe më mirë, pasi korçarët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, por sërish në fund dolën të mundur, sepse në të dytën pësuan dy gola.

Interesant është fakti se në dy nga këto tri sfida me kryeqytetasit ka shënuar i njëjti lojtar, Ermir Rashica. E njëjtë është gjithashtu edhe mënyra e shënimit, me penallti. Elemente që i bëjnë ndeshjet me ekipet e Tiranës një “deja vu” për Skënderbeun, që tashmë ka rrëshqitur në tabelën e klasifikimit dhe ka përpara një duel shumë të vështirë me Egnatian kampione në fuqi.

Të paktën në Korçë, ku ka pësuar një humbje me Teutën, ekipi juglindor nuk mund të gabojë më, në të kundërt do ta komplikonte shumë situatën. Skënderbeu në fakt është nga ato skuadra që prodhojnë lojë, por i mungon efikasiteti dhe cinizmi për të marrë pikë.

Arena e Lajmit

Sfidat me kryeqytetasit, një “film i parë” për Skënderbeun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook