FOTO/ “Inter një rul, Taremi show”, zikaltërit “fikin” Yllin e Kuq, feston Inzaghi

Një fitore me “poker” golash, për më tepër me një rotacion thuajse total, është gjithnjë një arsye e fortë për të festuar. Në “San Siro”, zikaltërit “çmontuan” Crvena zvezda, Yllin e Kuq të Beogradit, në një ndeshje ku ishin dominues në çdo aspekt. Fitorja e thellë 4-0 i jep ekipit të Inzaghi-t një bonus të rëndësishëm në fazën e grupeve në Champions League.

I paprekshmi i Inzaghi-t, Calhanoglu me një perlë në minutën e 11-të kaloi Inter në avantazh, një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte. Stafetën më pas e mori Mehdi Taremi, me sulmuesin iranian që shërbeu në çdo formë. Fillimisht dhuroi një assist të pastër për Arnautovic që me portën të boshatisur e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Inzaghi hodhi në fushë edhe Martinez, i cili në minutën e 71-të u shërbye në zonë, sërish nga Taremi, me kapitenin që realizoi golin e tretë. Pak minuta më vonë, Martinez fitoi një 11-metërsh, por kapiteni i dha mundësinë Taremit të realizonte golin e parë, me iranianin që u tregua i saktë nga pika e bardhë. Dy assist dhe një gol që i dhuruan statusin e lojtarit të ndeshjes. Nga minuta e 69-të, Inzaghi aktivizoi edhe Kristjan Asllanin.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Inter një rul. Magjie e Calhanoglu dhe më pas show i Taremi”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

I kënaqur për këtë fitore u shfaq edhe trajneri Inzaghi: “Djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë kundër një skuadre që vetëm mbrohej. Dëshironim të kishim vazhdimësi pas ndeshjes kundër Man.City. Mora ato përgjigje që dëshiroja, jam i kënaqur”, u shpreh Inzaghi.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ “Inter një rul, Taremi show”, zikaltërit “fikin” Yllin e Kuq, feston Inzaghi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook