Rama: Shkolla e rindërtuar “Demokracia” në Durrës hap dyert për 600 nxënës e mësues

Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” në Durrës është një tjetër shkollë me standarde bashkëkohore e rilindur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të kësaj shkolle, teksa bëri të ditur se ajo do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues në mjediset e reja.

“Shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, një tjetër shkollë me standarde bashkëkohore e rilindur në Durrës, që do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues në mjediset e reja”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Janë 100 shkolla që përgjatë vitit 2024 janë rehabilituar, ose janë në proces rehabilitimi. Ndërsa 40 kantiere të reja në të gjithë vendin tashmë janë hapur dhe brenda këtij viti shkollor edhe këto objekte arsimore do t’i shtohen kolanës së shkollave të rehabilituara që garantojnë standarde shumë të mira për nxënësit por edhe për mësuesit.

Arena e Lajmit

Rama: Shkolla e rindërtuar “Demokracia” në Durrës hap dyert për 600 nxënës e mësues

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook