“7 tetori i ka tmerruar”, Lisandër Hoxha: Marrëdhëniet e PD me parlamentin kanë mbaruar, Rama t’i hapë rrugë qeverisë teknike

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Lisandër Hoxha, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se 7 tetori ka tmerruar maxhorancën.

Hoxha theksoi se marrëdhëniet e PD-së me parlamentin kanë mbaruar. Ai tha se Edi Rama duhet t’i hapë rrugë qeverisë teknike, pasi qytetarët kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha: Në parlament kishte revoltë, që buron nga revolta e qytetarëve të vendit. PD nuk tërhiqet nga misioni i saj për ta çuar Shqipërinë në zgjedhje të lira përmes qeverisë teknike. Qytetarët në këtë moment duan qeveri teknike me çdo kusht. Qytetarët më 7 tetor nisin marshimin dhe nuk do e ndalin. Shqipëria është e varfër sepse vidhet. Qeveria u tërhoq për autostradën Thumanë-Kashar, duke bërë rrugë anësore.

Kjo tregon se nuk janë aq të fortë. Cilësia e arsimit në Shqipëri është tepër e dobët. Marrëdhëniet e PD me parlamentin ka mbaruar. Ne do të dalim në rrugë më 7 tetor. 7  tetori i ka tmerruar. Nuk e kemi braktisur parlamentin. Ne po përfaqësojmë edhe socialistët e zhgënjyer. Rama t’i hapë rrugë qeverisë teknike. PD ka marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët. Po të isha unë, nuk do lija Ramën të hynte në zyrë derisa të lejonte qeveri teknike. Do ketë shumë protesta. Mos të dalin në protestë as për Berishën, as për Salianjin, por për qytetarët. Ne kemi bërë thirrje për marshim.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

“7 tetori i ka tmerruar”, Lisandër Hoxha: Marrëdhëniet e PD me parlamentin kanë mbaruar, Rama t’i hapë rrugë qeverisë teknike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook