Panairi i gastronomisë shqiptare, Hasani: Rrisim sigurinë e produkteve dhe tregjet për fermerët

Berlin, 2 tetor 2024- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë, organizuar në Berlin nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministri Hasani vlerësoi 110 kompanitë nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare, të cilët sipas tij shpalosën më së miri shijen dhe cilësinë e produkteve shqiptare në këtë festival.

“Me sytë nga e ardhmja, qeveria shqiptare është e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e produkteve, por gjithashtu për të hapur dyer të reja që fermerët, peshkatarët dhe prodhuesit tanë të hyjnë në tregje më të gjera dhe mundësi më të mëdha”, u shpreh Ministri Hasani.

GAGF është panairi më i madh tregtar shqiptar i organizuar jashtë vendit, i cili ka në fokus forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare kudo në botë të suksesshme në gastronomi dhe bizneseve shqiptare që ofrojnë produkte dhe shërbime që lidhen me gastronominë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Panairi i gastronomisë shqiptare, Hasani: Rrisim sigurinë e produkteve dhe tregjet për fermerët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook