“Etika” ndëshkon deputetët e opozitës, Gjekmarkaj: Shuarje e Parlamentit! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin nga seanca parlamentare të 24 deputetëve të opozitës.

Gjekmarkaj u shpreh se ky vendim shënon shuarjen e Parlamentit, ndërsa e cilësoi atë si një akt frikësimi dhe urrejtjeje kundrejt opozitës.

Ai theksoi se ky vendim tregon degradimin e institucioneve dhe të qeverisjes aktuale, duke akuzuar pushtetin për një qasje paternaliste dhe për represion ndaj opozitës.

Sakaq, Gjekmarkaj  paralajmëroi se shqiptarët nuk do të lejojnë shuarjen e opozitarizmit dhe premtoi një përballje të vazhdueshme që fillon nga e hëna.

“Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është de fakto shuarje e Parlamentit!

Një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bëj ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!
Turp për kolegët kukulla të PS-së që kaq padënjesisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur.
Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë!
E keni në traditën e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptarët nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Etika” ndëshkon deputetët e opozitës, Gjekmarkaj: Shuarje e Parlamentit! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook