FOTO/ Super Zhegrova, Lille trondit Real Madrid, në Spanjë e bëjnë dramë: Natë e errët

Real Madrid dhuroi blofin e madh në xhiron e dytë në Champions, me kampionët në fuqi që bien në transfertën franceze. Lille, e udhëhequr nga një super Edon Zhegrova, i shkaktoi yjeve të Realit një humbje të rëndë, më shumë se sa rezultati 1-0, ajo që shqetësoi është fakti që Lille nuk “vodhi” asgjë, por e meritoi këtë fitore me një lojë të bukur.

Ancelotti hodhi në fushë një formacion ndryshe, me Endrick në majën e sulmit, me Mbappe në stol dhe pa Rodrygo të dëmtuar. Edon Zhegrova ishte i papërmbajtshëm në krah, me sulmuesin dardan që dhuroi sinjalet e para, ndërsa në minutën e 43-të, Zhegrova ekzekutoi një goditje të fortë, me topin që u prek me dorë në zonë nga Camavinga. Me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit akordoi penallti. Nga 11 metra distancë, Jonathan David u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Ancelotti ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë edhe Kylian Mbappe, por sërish ai që u shfaq kërcënues ishte Zhegrova. Real Madrid tentoi deri në fund të shmangte këtë humbje, por pa sukses, me Lille që feston për këtë fitore.

  • foto galeri
  • foto galeri

E marta ishte një natë jo për ekipet spanjolle pasi jo vetëm Reali, por edhe dy ekipet e tjera  Girona dhe Atletico Madrid pësuan humbje: “Natë e errët”, shkruan Marca në faqen e parë. “Derbi kushton shtrenjtë”, ishte titulli kryesor i AS, duke ia faturuar humbjet në Champios derbit të Madridit të zhvilluar të dielën.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Super Zhegrova, Lille trondit Real Madrid, në Spanjë e bëjnë dramë: Natë e errët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook