A janë sjellë edhe deputetët e PS kur ishin në opozitë si ato të PD? Braçe: E keni fjalën për Ilir Metën…

Erjon Braçe, deputet i PS-së, ka reaguar lidhur me përplasjet mes deputetëve të opozitës, atyre të PS-së dhe gardistëve.

Braçe u pyet nëse kjo sjellje e opozitës së sotme është e ngjashme me atë të deputetëve të PS-së kur ishin në opozitë, ndërsa me ironi tha “me Ilir Metën doni të thoni, kur kërcente mbi tavolina?”, duke sjellë në vëmendje kundërshtimet e bëra në 2008-ën nga Meta dhe deputetë të tjerë të LSI së atëhershme, kur Kuvendi diskutonte dhe miratonte ndryshimet Kushtetuese.

Në vijim Braçe tha se deputetët e PS-së kur nuk kanë shkuar në Kuvend me shishe benzine me vete.

“Kur kemi hyrë ne në Parlament me shishe benzine? Asnjëherë”, tha Braçe.

Arena e Lajmit

A janë sjellë edhe deputetët e PS kur ishin në opozitë si ato të PD? Braçe: E keni fjalën për Ilir Metën…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook