Tetori rozë/ Fluks vizitash në Spitalin e Fierit, gjatë 9 muajve 50 gra dhe vajza të prekura nga kanceri i gjirit

Spitali Rajonal i Fierit, po përballet në ditët e para të muajit tetor me fluks të shtuar të grave e vajzave që kryejnë mamografinë. Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, ndërmjet mbi 4500 qytetarëve që janë diagnostikuar me sëmundje të rënda, 50 gra e vajza, kanë rezultuar të prekura nga kanceri i gjirit.

Shifrat i përkasin Shërbimit të Onkologjisë për periudhën Janar- Shtator 2024, ndërsa ndër shkaqet kryesore që gratë po preken gjithnjë e më shumë nga kjo sëmundje, mjekja Mone rendit jetën sedentare, stresin dhe neglizhimin për ta kapur sëmundjen në fazat fillestare.

Mone ka pohuar gjithashtu se grupmosha më e prekur është 50- 60 vjeç, por nuk përjashtohen dhe gratë e vajzat në moshë të re. Ndërkohë, një numër shumë i vogël nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen pasi e kanë pikasur atë në stade të avancuara, ndërsa ka theksuar se shërbimi i kimioterapisë i cili ofrohet prej tre vitesh në Fier, ka bërë që pacientët të mos drejtohen më drejt Tiranës.

Gjithsesi pavarësisht fushatave ndërgjegjësuese dhe rritjes së shërbimeve, nga viti në vit vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve me sëmundje malinje.

Arena e Lajmit

Tetori rozë/ Fluks vizitash në Spitalin e Fierit, gjatë 9 muajve 50 gra dhe vajza të prekura nga kanceri i gjirit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook