Automjeti del nga rruga, shoferi dhe pasagjerja përfundojnë në spital

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Pogradec dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, bën të ditur për Arena e Lajmit gazetarja Lorena Kodra.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15, kur shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Automjeti del nga rruga, shoferi dhe pasagjerja përfundojnë në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook