Jo mjaftueshëm pikë deri tani, Skënderbeu po vuan mungesën e një lojtari

Edhe pse ka bërë ndeshje të mira deri tani, Skënderbeu nuk ka mundur të marrë më të mirën në aspektin e pikëve.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç vuan të administrojë si duhet disa situata kyçe të ndeshjeve dhe për pasojë ka humbur, siç ndodhi edhe në javën e fundit kundër Tiranës. Ndoshta ndryshimet që janë bërë nga skuadra e sezonit të kaluar kanë ndikimin e vet. Nëse sulmuesi Bismark ka dhënë sinjale të mira se mund ta zëvendësojë Frenkli Ahanonu, goleadorin e sezonit të shkuar, korçarët nuk kanë një lojtar që të zëvendësojë Dean Liçon, mesfushorin që mbante shiritin e kapitenit dhe që u shit në Turqi gjatë verës.

Rolin e Liços trajneri Gvozdenoviç ia ka besuar brazilianit Juri Merlim, që ishte pjesë e Skënderbeut edhe më parë, por duket se ai nuk ka kualitetin e korçarit. Ish-kapiteni kishte aftësinë për të mbajtur më mirë topin, duke u rezistuar ndërhyrjeve të kundërshtarëve, apo dhe duke fituar faulle që i jepnin frymëmarrje skuadrës, kur ajo vuante. Pikërisht një lojtar i tillë duket se i mungon Skënderbeut aktualisht, pasi pjesa tjetër është e njëjtë dhe po bën mirë.

Rashica po luan mirë dhe po shënon, Nikaj mbetet i rëndësishëm, ashtu si Rabiu, Prençi që ka marrë shiritin e kapitenit, portieri Alia dhe ndonjë tjetër. Vaskez gjithashtu duket një blerje e mirë për mbrojtjen. Korçarët kanë përpara ndeshjen me Egnatian, që e luajnë në fushën e tyre dhe nuk duhet të gabojnë, pasi kanë rrëshqitur në vend të 8-të në renditje, me 7 pikë.

Arena e Lajmit

Jo mjaftueshëm pikë deri tani, Skënderbeu po vuan mungesën e një lojtari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook