Leverkusen-Milan, analiza e ish-sulmuesit të njohur: Duhej të mbyllej barazim

Leverkusen mundi minimalisht 1-0 Milanin, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish sulmuesi gjerman, Oliver Bierhoff, analizoi takimin.

“Nuk mbeta i pakënaqur nga Milani, sidomos në pjesën e dytë. Në fund mendoj se barazimi ndaj Bayer Leverkusen do të ishte më i drejtë.

Skuadra e Xabi Alonso fitoi Bundesligën e fundit me një diferencë të madhe pikësh dhe barazoi kundër Bayernit në Mynih të shtunën. Cilido do të ketë vështirësi kur të përballet me këtë ekip, i cili e zotëron shumë topin dhe ka lojtarë cilësorë.

Në pjesën e parë, Milani ishte paksa i kujdesshëm dhe i frikësuar. Për mendimin tim duhej ta shfrytëzonte më shumë kundërsulmin, sepse hapësirat ishin aty, edhe pse u detyrua të kishte një qendër graviteti më të ulët se zakonisht. Nga presingu dhe driblimi i kundërshtarit ekzistonte mundësia për të krijuar rreziqe më të mëdha” – tha ai.

Arena e Lajmit

Leverkusen-Milan, analiza e ish-sulmuesit të njohur: Duhej të mbyllej barazim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook