Fitore pa vuajtje, Chelsea dhe Fiorentina sigurojnë 3 pikët e para në Conference League

Fitore pa shumë vuajtje për Çelsin dhe Fiorentinën në sfidat e vlefshme për raundin e parë të fazës së ligës në Conference League.

Të besuarit e Enzo Marescës vijojnë rezultatet pozitive si dhe lojën shumë të mirë të treguar në javët e fundit në Premier League, teksa mposhtë pa probleme në “Stamford Bridge”, ekipin belg të Gent. Veiga realizoi i pari për vendasit më minutën e 12, me golin që vuloi edhe fraksionin e parë. Me rifillimin e lojës në pjesën e dytë vendasit dyfishuan me Neton. Pas vetëm 4 minutash ishin belgët që u kundërpërgjigjën duke ngushtuar diferencën, por ekipi i “bluve të Londrës” reagoi shumë shpejtë, duke gjetur golin e tretë me të përhershmin Nkunku. Llogaritë përfundimisht i mbylli i riu Dewsbury-Hall me golin e 4. Goli i 4-2 për Gent i realizuar në minutën e 90 shërbeu sa për statistikë.

Ndeshje e lehtë në letër për Fiorentinën, që në Firence priti ekipin kampion të Uellsit, TNS, megjithatë për 65 minuta nuk rezultoi e tillë, teksa miqtë arritën të bllokonin mjaftë mirë sulmues e “vjollcëve”. U deshën ndërhyrjet e Palladinos nga stoli, që situata të ndryshonte. Adli dhe Moise Kean brenda 3 minutava i dhanë avantazhin e dyfishtë Fiorentinës, duke siguruar kështu 3 pikët e para, për skuadrën e Fiorentinës, e cila do të provojë sërish t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, për vitin e 3 rradhazi, pasi dështoi të ngrinte lart kupën në dy edicionet e fundit.

Arena e Lajmit

Fitore pa vuajtje, Chelsea dhe Fiorentina sigurojnë 3 pikët e para në Conference League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook