“Skenarin do ta merrni vesh të hënën”, Berisha flet për protestën dhe kërkesën e PD: Pa qeveri teknike vota e qytetarëve ka vdekur pa hyrë në kuti

“Skenarin do ta merrni vesh ditën e hënë në orën 18:00”. Kështu deklaroi kreu i PD-së Sali Berisha i pyetur nga gazetari Osman Stafa se çfarë ka ndryshe kjo protestë e opozitës, e cila do të mbahet më 7 tetor, por jo para Kryeministrisë, por në disa rrugë. Berisha tha “po, në tërësi është konceptuar si një protestë në të cilën, qytetarët me protestën e tyre i tregojnë regjimit se janë zotër të këtij vendi”. Sa i përket mungesës së fjalimeve nga figura politike, Berisha tha se ditën e hënë fjalën e kanë qytetarët.

Kreu i PD-së foli dhe për kërkesën për qeveri teknike dhe vendosmërinë për ta arritur.

“Më së pari kur shpall një kauzë duhet të jesh i sigurt, i ndershëm, i qartë se ajo është një kauzë e drejtë dhe unë besoj se sot nuk ka shqiptar të ndershëm, shqiptar që është për respektimin e votës së lirë, që beson se Edi Rama lejon zgjedhjet e lira. Që mohon se Edi Rama ka krijuar një industri gjigande të blerjes së votës, një makineri gjigande të frikësimit, me banditët, vrasësit, trafikantët dhe mekanizma të tjerë të frikësimit të qytetarëve. Kjo është një kauzë e drejtë për të cilën ia vlen të luftosh dhe sakrifikosh me gjithë forcën për realizimin e saj. Ne jemi të bindur se Edi Rama nuk e do këtë gjë, por ne nuk do heqim kurrë dorë prej saj.

Një opozitë demokratike merr përsipër mbrojtjen me metoda demokratike. Ne garantojmë se pa qeveri teknike vota e qytetarëve ka vdekur pa hyrë në kuti. Ndaj për mbrojtjen e votës le të shkojmë në qeveri teknike, siç shkon Greqia dhe disa vende të tjera, të cilat i kanë harruar problemet elektorale”, deklaroi Berisha.

Arena e Lajmit

“Skenarin do ta merrni vesh të hënën”, Berisha flet për protestën dhe kërkesën e PD: Pa qeveri teknike vota e qytetarëve ka vdekur pa hyrë në kuti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook