Humb jetën pas 3 muajsh/ Si u përfshi në atentatin vdekjeprurës Thomaraj, lidhja me motrat Nikolli dhe akuzat për Dumanin. Misteri mbi autorin

Enea Thomaraj është 29-vjeçari, i cili pas 3 muajsh në luftë ndërroi jetë këtë të mërkurë si pasojë e plagëve të cilat nuk iu mbijetoi dot…

Jeta e të riut u ndërpre në mes duke lënë pas gjithçka si pasojë e një atentati ndaj të cilit nuk kishte asnjë lidhje, faji i vetëm i të riut të ndjerë ishte që fqinje kishte motrat Nikolli.

Enea Themollari 750x470
Enea Themollari 750×470

Enea Thomaraj ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut.

I riu ishte duke shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe si pasojë e shpërthimit të fortë, dera e banesës së tij u shemb dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë.

Prej javësh, ditësh e muajsh Themollari u mbajt në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi që të mbijetonte.

Whatsapp Image 2024 10 04 At 08.19.50 640x360
Whatsapp Image 2024 10 04 At 08.19.50 640×360

Ndërkohë Giovana dhe Alda Nikolli janë dy motrat nga Lezha, njëra prej tyre Giovana njihej edhe në rrjetet sociale për marrëdhënien e saj me Amarildo Xhanej, emër i njohur në botën e krimit i arrestuar nga Policia në Vlorë pasi dyshohej se do të kryente një vrasje.

Giovanna Nikolli6
Giovanna Nikolli6

Ndërkohë, motra tjetër Alda Nikolli doli në skenë pasi akuzoi Nuredin Dumanin jo vetëm për atentatin, por edhe se ishte shfrytëzuar nga ky i fundit. Ajo pretendoi se ishte kërcënuar edhe nga partnerja zyratre e Dumanit, e cila sipas Nikollit i kishte kërcënuar…

Por pse lindi konflikti mes motrave Nikolli që përfshiu dy ish-miqtë Dumanin dhe Xhanejin dhe partneren e cila prej vitesh dyshohet se është në marrëdhënie me Nuredin Dumanin.

Img 1291
Img 1291

Ka qenë një marrëdhenie e cila nisi nga komunikimet online mes Alda Nikollit dhe Nuredin Dumanin, informacion ky i publikuar dhe pretenduar si i vërtetë nga Alda, kjo e fundit ka deklaruar në media se nisja e kësaj marrëdhënie kishte rënë në vesh edhe të partneres prej vitesh të Dumanit…

Më tej në konflikt u përfshinë edhe 2 ish miqtë të cilët dyshohet se së fundmi janë kthyer në armiq me njëri- tjetrin…

 900 0 1d8ce63dc4bf02ec83899fdad42f5341
900 0 1d8ce63dc4bf02ec83899fdad42f5341

Alda Nikolli ka publikuar edhe fotot se si fliste me skype me Nuredin Dumanin nga qelia e burgut. Ndërkohë, motra e saj, Xhovana Nikolli është e lidhur me të penduarin tjetër të drejtësisë, Amarildo Nikolli alias Xhanej dhe pretendon se Dumani e ka rrahur këtë të fundit, pasi ndodhen në të njëjtin burg.

6697d3e105f12giovana
6697d3e105f12giovana
 900 0 1721240459x25894png 629
900 0 1721240459x25894png 629

Por pavarësisht hetimeve, kjo ngjarje ka marrë jetën e një personi të pafajshëm, teksa ende policia nuk ka mundur të prangosë autorin e ngjarjes…

Maxresdefault 1 1 350x250
Maxresdefault 1 1 350×250
Whatsapp Image 2024 10 04 At 08.19.50 640x360
Whatsapp Image 2024 10 04 At 08.19.50 640×360

Teksa jeta e një të riu u pre në rini, njëra prej motrave ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh ngushëllimi për familjarët e Thomarajt…

640 0 1728035861xsadxsacpng 692
640 0 1728035861xsadxsacpng 692

Dritëhijet dhe pikëpyetjet në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë pazbardhura, ashtu si dhe fakti që motrat Nikolli të cilat nuk ngurojnë të reklamojnë jetën e tyre në rrjetet sociale por edhe të hedhin akuza e kunja, nguruan në Policinë e Elbasanit përpara oficerëve të policisë gjyqësore të drejtojnë gishtin ndaj Dumanit ashtu siç e bëjnë në rrjetet sociale…

 

()

 

Arena e Lajmit

Humb jetën pas 3 muajsh/ Si u përfshi në atentatin vdekjeprurës Thomaraj, lidhja me motrat Nikolli dhe akuzat për Dumanin. Misteri mbi autorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook