Detaje nga grabitja në zonën e ish-Bllokut/ Taksisti mori para nga pika e exchange, hajdutët thyen xhamin…

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se dy autorët e grabitjes i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash taksistit, i cili paratë i ka marrë në një pikë exchange dhe do ta dërgonte në bankë.

Taksisti kishte rolin e transportuesit të parave. Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.

Dy autorët kanë thyer xhamin mbrapa taksisë, kanë marrë një qese ku taksisti kishte paratë dhe janë larguar. Taksisti ka qenë në makinë, por autorët kanë përfituar për shkak të trafikut dhe shpejtësisë së ulët. Ngjarja ka ndodhur tek Libri Universitar. Dy autorët kanë qenë me motor. Ngjarja dyshohet se është e paramenduar.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Detaje nga grabitja në zonën e ish-Bllokut/ Taksisti mori para nga pika e exchange, hajdutët thyen xhamin…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook