Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Bosnjë, Begaj shpreh ngushëllime: Thellësisht i pikëlluar, solidarizohem me qytetarët e prekur nga katastrofa

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e dhjetëra personave nga përmbytjet në Bosnjë.

Begaj thotë se solidarizohet me personat e prekur nga katastrofa natyrore.

“U ndjeva thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për viktimat e përmbytjeve dhe disa dhjetëra të zhdukur në rajonin e Jabllanicës dhe zona të tjera në Bosnje-Hercegovinë.

I shpreh ngushëllimet e mia Presidentit Beqiroviç dhe familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia me ato të popullit shqiptar dhe solidarizohem me qytetarët e prekur rëndë nga kjo katastrofë”, shkruan Begaj.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Bosnjë, Begaj shpreh ngushëllime: Thellësisht i pikëlluar, solidarizohem me qytetarët e prekur nga katastrofa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook