Marash Kumbulla protagonist. Mbrojtësi i kombëtarës ka shënuar golin e parë me fanellën e Espanyol. Kumbullua ndëshkoi Mallorcën, në ndeshjen e kampionatit, të luajtur në RCDE Stadium (Cornella de Llobregat).
24-vjeçari shfrytëzoi në maksimum një krosim të Jofre, teksa i shpëtoi mbulimit të kundërshtarit dhe me një goditje me kokë, dërgoi topin në fundin e rrjetës. Kumbulla po luan ndeshjet e para me Espanyol, ku deri me tani është impenjuar në 7 takime.
Ai është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për 2 ndeshjet e radhës në Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
⚽️GOAL🇪🇸 | Espanyol 1-0 Mallorca | Kumbullapic.twitter.com/hD6mMBTDgJ
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 5, 2024
(J.S/)