A mund të kemi skenarë si të 21 janarit 2011 në 7 tetor? Alizoti: Situata sot më e rrezikshme

Deputeti demokrat Tomor Alizoti në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se sot kemi një situatë shumë më të keqe se ajo e 2011, kohë kur u mbajt edhe protesta e 21 janarit.

I pyetur nëse në 7 tetor mund të kemi skenarë të ngjashëm me 21 janarin, Alizoti tha se kemi një situatë shumë më keq.

“Kur flasim për politikën, flasim për të gjithë kompenentët, që janë shumë më keq sot dhe shumë më të rrezikshme sot se sa ishin në 2011. Kemi përballë një Kryeministër që ka 3 mandate në karrige, që nuk prodhon më asnjë politikë, që janë prishur balancat”, tha Alizoti.

Lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Alizoti tha se policia i shërben pushtetit, i ka shërbyer gjithmonë.

“Policia nuk ka ardhur asnjëherë në incidente zgjedhore kur është thirrur nga opozita. Mendoj se ky kryepolici i ri është një njeri besnik i pushtetit. Zakonisht drejtorët e policisë emërohen edhe ata që janë të kapur edhe për lidhje me krimin”, tha ai.

Në vijim, Alizoti tha se ne duhet të qëndrojmë si opozitarë të vërtetë dhe të veprojmë si të tillë, veçanërisht kur përballë kemi një qeveri shumë të rrezikshme për Shqipërinë.

Arena e Lajmit

A mund të kemi skenarë si të 21 janarit 2011 në 7 tetor? Alizoti: Situata sot më e rrezikshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook