Me shumicë votash, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Xhemal Saliaj, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4 tetor.

KPK e mori vendimin për subjektin e rivlerësimit me shumicë votash. Xhemal Saliaj mbante detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Pamela Qirko relatore, Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Arena e Lajmit

Me shumicë votash, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook