Futbolli holandez në zi, ndërron jetë Johan Neeskens

Zi në botën e futbollit. Ndërron jetë Johan Neeskens, një nga yjet e mesfushës së Holandës së viteve 1970.

Ka qenë Federata e këtij vendi që ka dhënë lajmin për vdekjen e tij në moshën 73-vjeçare, teksa nuk ka lënë pa përmendur kontributin e Neeskens.

“Me pikëllim të madh KNVB mësoi për vdekjen e papritur të Johan Neeskens. Johan ishte një nga më të mëdhenjtë tanë. Do të na mungojë pa masë. Johani ishte në Algjeri për projektin e KNVB-së ËorldCoaches.

Fjalët na mungojnë për këtë humbje të madhe dhe të papritur. Mendimet tona shkojnë te gruaja e tij, Marlis, fëmijët e tij, familja dhe miqtë e tij. Bota jo vetëm që i thotë lamtumirë një të talentuari sportist, por mbi të gjitha për një qenie njerëzore të përkushtuar, të pasionuar dhe të mrekullueshëm”- shkruan Federata.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Futbolli holandez në zi, ndërron jetë Johan Neeskens

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook