Kryebashkiakët e PD thyejnë “mosbindjen civile”, i shkojnë Ramës në takim (FOTO)

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët nuk kanë munguar as ata të opozitës.

Ndonëse kreu i PD-së Sali Berisha ka shpallur protesta në të gjithë vendin kundër kryeministrit Edi Rama, madje një javë më parë iu bëri thirrje drejtuesve vendorë, por edhe këshillave bashkiak për mosbindje civile, kryetarët e bashkive të drejtuara nga përfaqësuesit e PD kanë vijuar axhendën e tyre dhe janë paraqitur në Kryeministri.

Dhe jo më larg se dje pasdite opozita protestoi në Tiranë dhe zhvilloi mosbindje civile për 3 orë me radhë.

Por këtë të martë kryebashkiakët demokratë i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama, duke thyer kështu edhe mosbindjen civile.

Të pranishëm ishin kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hilë Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja dhe ai i Pukës Rrok Dodaj.

Pjesëmarrja e tyre nuk shkoi pa vëmendje nga kryeministri Rama, i cili tha se se edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë “me Partinë e Punës”.

“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Kryebashkiakët e PD thyejnë “mosbindjen civile”, i shkojnë Ramës në takim (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook