VIDEO/ Kaos në Gjermani, dy penallti të çuditshme shkaktojnë diskutime të mëdha

Magdeburg dhe Greuther Furth barazuan 2-2 në ndeshjen e kampionatit, që shkoi për llogari të Bundesligës 2. Përtej rezultatit në Avnet-Arena (Magdeburg), bënë bujë dy episode mjaft interesantE.

Portieri i mysafirëve, Noll i jep topin mbrojtësit për të nisur lojën, por prekja me dorë e Jong konsiderohet 11-metërsh nga gjyqtari i takimiT, i cili nuk heziton të drejtojë gishtin nga pika e bardhë.

Një tjetër rast i takon minutës së 40-të. Lojtari i Greuther Furth pengohet jashtë zone, me arbitrin Dankert që lejon vazhdimin e lojës, por diçka e tillë nuk është kuptuar nga futbollisti vendas që prek topin me dorë brenda zonës. Nuk pati dyshime, 11 metërsh për Furth. Këto dy episode shkaktuan diskutime të mëdha në opinionin sportiv në Gjermani.

 

 

 

Arena e Lajmit

 VIDEO/ Kaos në Gjermani, dy penallti të çuditshme shkaktojnë diskutime të mëdha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook