Në rend dite miratimi i kredive të buta dhe ndihma ekonomike/ Veliaj, këshilltarëve të opozitës: Tiranën nuk e bllokoni dot

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokoje dot Tiranen.

“Nëse krizën e opozitës doni ta sillni në këshill bashkiak, është kriza juaj. Nuk e bllokoni dot qytetin, nuk e bllokoni dot Tiranën. Harrojeni, Tirana do të ecë përpara. E di që doni të bllokoni edhe kurset te Piramida, doni të bllokoni dhe shtëpitë me qira, doni të bllokoni edhe kreditë e buta, doni të bllokoni edhe shkollat e reja sepse s’keni argument me shkollat e reja që po ndërtohen sot në Astir. Ne do i ndërtojmë përsëri. Çdo gjë që prishni humbisni 1% të votave, kaq ju them unë që merrem kaq vite me këtë punë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi opozitën se kjo sjellje do i çojë ata sërish në humbje në zgjedhjet e ardhshme. “E kuptoj se silleni kështu nga halli por jeni më të mirë se kaq. Qytetarët duan që ne të punojmë dhe jo që t’i bini daulles. I keni rënë daulles ka kaq kohë, I lodhët njerëzit, i lodhët. Do takohemi përsëri në maj, do keni humbur përsëri dhe do thoni pse humbëm. Arsyeja pse humbni është se bëni të njëjtën gjë”, deklaroi Veliaj.

Arena e Lajmit

Në rend dite miratimi i kredive të buta dhe ndihma ekonomike/ Veliaj, këshilltarëve të opozitës: Tiranën nuk e bllokoni dot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook