Ish-futbollisti i Real Madrid i zhgënjyer: Nuk më pëlqen loja e këtij sezoni, taktika e Ancelottit e pakuptimtë

Disa nga ish-lojtarët e Real Madrid kanë shprehur hapur zhgënjimin e tyre ndaj lojës së Los Blancos në këtë sezon. Së fundmi, ish-futbollisti i madrilenëve, Guti nuk ka hezituar të kritikojë mënyrën e qasjes së Realit në fushë, ndërsa nuk pati fjalë të mira as për trajnerin Ancelotti.

“Jam i shqetësuar për lojën e Real Madridit. Fokusi është shumë te Mbappe sepse kishte shumë pritshmëri ndaj tij, shiriti ishte shumë i lartë.
Tani, e gjithë loja e Real Madridit përmblidhet nëse Mbappe po luan mirë apo jo. Mendoj se Mbappe është në një ekip që nuk luan mirë.

Nëse skuadra nuk luan mirë, është shumë e vështirë që një lojtar i vetëm t’i bëjë gjërat mirë. Ky është realiteti. Taktika e Ancelottit? Nuk e kuptoj. Ka pasur vetëm një ndryshim, që ishte Mbappe për Kroos dhe skuadra nuk funksionon. Ky është realiteti, realiteti është që skuadra nuk funksionon.

Ata i fitojnë ndeshjet sepse ka aq shumë cilësi në ekip, sa në fund, në detaje të vogla, Real Madridi fiton ndeshje, por ndeshjet nuk kanë qenë të mira”- tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ish-futbollisti i Real Madrid i zhgënjyer: Nuk më pëlqen loja e këtij sezoni, taktika e Ancelottit e pakuptimtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook