“Admiri kërcente nudo me muzikë të lartë”/ Bashkëjetuesja e autorit të vrasjes në Sarandë: Më tërhoqi për flokësh, më la 3 muaj pa ecur

Një ngjarje e rëndë tronditi Sarandën disa ditë më parë. Admir Beqiri, që jetonte në banesën e Gëzim Bizgjonit, vrau shokun e tij, pasi ishte në gjendje të dehur.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka folur në emisionin Me zemër të hapur në News 24 bashkëjetuesja e autorit të krimit, Admir Beqirit. Bashkëjetuesja tha se pak përpara se të ndodhte ngjarja, Admir Beqiri kërcente nudo me muzikë të lartë.

Ajo tha se Gëzim Bizgjoni i ka kërkuar Admirit që të ulë muzikën, pasi atij kishte 20 ditë që i kishte vdekur vajza. Bashkëjetuesja thotë se Admiri ka dhunuar edhe atë vetë dhe se më pas të dy burrat kanë dalë jashtë “për t’u sqaruar”. Bashkëjetuesja rrëfën se ka ikur më tej nga banesa e nuk ka parë asgjë.

Bashkëjetuesja e autorit të krimit, Admir Beqirit: Admiri nisi të hajë e të pijë. Mbaroi tre shishe raki. Erdhi ora 6 e darkës, duke pirë gjithë ditën. Erdhi Gëzimi nga puna. Tha çfarë bëni kështu. Një komshi i tha Admirit se Gëzimi ka 20 ditë që ka futur vajzën në tokë. Autori nisi të thotë fjalë të pista, më hani këtë e atë. Unë kisha 3 vjet e ca muaj me Admirin. Admiri, sa ngela pa punë, më thoshte lypëse e mashtruese, do ngelësh rrugëve e kështu. Gëzimi jetonte vetëm, se ishte i ndarë. Gëzimi mori gjysmë ore policinë në telefon. Admiri më tërhoqi për flokësh, donte të më vriste. Vëllai im erdhi shpejt me makinë të më merrte. I tha Gëzimi që po je burrë, hajde dalim ballë për ballë jashtë. Gëzimin donte ta vriste sepse më mbronte mua, por edhe se nuk e lejonte që të ngrihej zëri i muzikës. Pastaj ika para ngjarjes e nuk kam parë më se çfarë ka ndodhur. Admiri ishte dhunues me mua kohët e fundit, më la 3 muaj pa ecur fare. Nuk e kam denoncuar se nuk doja ta bëja të madhe e thashë se mos ndryshon e nga frika. Admiri bënte festë me muzikë i zhveshur nudo, edhe pse Gëzim Bizgjonit kishte 20 ditë që i kishte vdekur vajza.

(d.xh-Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Admiri kërcente nudo me muzikë të lartë”/ Bashkëjetuesja e autorit të vrasjes në Sarandë: Më tërhoqi për flokësh, më la 3 muaj pa ecur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook