“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e dënimit me burg”, avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit: Po vuan dënim politik

Avokati i Salianjit, Ledio Braho, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku do të shqyrtohej kërkesa për pezullimin e ekzekutimit me burg të deputetit Ervin Salianji.

Braho u shpreh se për sa kohë objekti i kërkesës nuk qendronte më pas dorëzimit të Salianjit, ata iu tërhoqën nga kërkesa.

“Ne u tërhoqëm nga kërkesa pasi pezullimi i ekzekutimit të vendimit nuk qëndronte objekti”, u shpreh ai.

Braho foli edhe në lidhje me mënyrën se si deputeti i PD po përballon burgimin.

Salianji është i qetë. Zgjodhi vetë të dorëzohej. Të gjithëve kur u kufizohet liria, kanë problematikat e veta, por duke qenë se po vuan një dënim politik ai do të çojë deri në fund. Nga Gjykata e Lartë pretendojmë pezullimin e vendimit të Apelit.

 

Arena e Lajmit

“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e dënimit me burg”, avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit: Po vuan dënim politik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook