“Nuk jemi qenie mitologjike, por jemi të vendosur”, Gjekmarkaj: Dhuna më e madhe është ajo ndaj opozitës

Agron Gjerkmarkaj, nënkryetar i PD-së, tha se dhuna më e madhe që po bëhet në Shqipëri është ajo ndaj opozitës.

Në rubrikën “Opinion” në News24, Gjekmarkaj tha se opozita do të vijojë aksionin e saj në Kuvend, por rikonfirmoi se deputetët demokratë nuk kanë ndërmend të bojkotojnë atë që e cilësoi si hapësirë demokratike.

Gjekmarkaj tha se mazhoranca ka marrë peng rregulloren e Kuvendit dhe po përjashton pa asnjë bazë deputetët e opozitës, pasi ky është modeli që kjo mazhorancë kërkon, të mos ketë opozitë përballë.

“Ne nuk jemi qenie mitologjike, jemi njerëz mëse të zakonshëm, por jemi të vendosur të qëndrojmë dhe t’i shkojmë deri në fund aksionit tonë opozitar.

Ne nuk do të lemë bosh për asnjë çast hapësirën demokratike që ta uzurpojnë ata që kanë uzurpuar demokracinë shqiptare.

Edi Rama do na ketë përballë, shqiptarët do na ndjekin dhe besojmë se do të kemi një pranverë siç e meriton ky komb”, tha Gjekmarkaj.

Arena e Lajmit

“Nuk jemi qenie mitologjike, por jemi të vendosur”, Gjekmarkaj: Dhuna më e madhe është ajo ndaj opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook