“Nuk ngas dot një makinë!”/ Formula 1 në Shqipëri, Rama: Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes! Do të jetë motor ekonomie për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaron se Automotoparku i Elbasanit do të jetë një motor ekonomie i shtuar për vendin.

Gjatë podkastit “Flasim” ku i ftuar ishte Gentjan Shaqiri kampion në sistemin e FIA-s për të gjithë zonën e Europës Qendrore në motorsport, Kryeministri Rama u ndal te ky projekt madhor i cili do të sjellë “Formula 1” në Shqipëri.

Rama tha se me realizimin e këtij projekti Shqipëria do jetë i pari vend në historinë e “Formula 1” që nuk i ka parametrat ekonomike për të qenë në “Formula 1”.

“Pra do të jemi i pari vend në zhvillim që hyn në ‘Formula 1’ dhe ky është rezultat i asaj që ka ndodhur me Shqipërinë dhe me rritjen e reputacionit dhe respektit për Shqipërinë. Është rezultat i një pune të bërë në nivelin e gjithë atyre lidhjeve që ka mundësuar që njerëzit ta shohin Shqipërinë me sy tjetër. Mendoj që ne i kemi arritur këto por nuk them kurrë që mbaroi derisa s’ka mbaruar. Kjo për mua vlen për çdo punë. Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhi”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se projekti i paraqitur nga Shqipëria është vlerësuar shumë nga “Formula 1” pasi ka në fokus sigurinë rrugore.

“Është një koncept që na është vlerësuar shumë nga ‘Formula 1’. Ne kemi pasur disa kontakte deri në nivelin më të lartë të ‘Formula 1’. Është një koncept shumë interesant sepse nuk është thjesht një cirkuit për gara, është një park ku në zemër të këtij projekti do të jetë siguria rrugore”, tha Rama.

Sipas kryeministrit “ai do të jetë një destinacion për të edukuar njerëzit për sigurinë rrugore me module trajnimi, edukimi dhe argëtimi.

“Ky është ai momenti që e ka bërë projektin tonë shumë atraktiv dhe që na ka vendosur në sediljen e parë, pasi kërkesat për të marrë ‘Formula 1’ janë shumë”, shtoi Rama.

Rama theksoi se nga të gjitha sportet “Formula 1” është sporti që një garë e shikojnë 1 miliard njerëz.

Kjo, sipas tij, për Shqipërinë është shumë. “Pasi të shohin garën në Elbasan, sa prej tyre fillojnë mendojnë që vitin tjetër do të shkojnë në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo është sfiduese shumë për strukturën hoteliere por është edhe një motor ekonomie i shtuar për vendin.

PJESË NGA INTERVISTA
Edi Rama: Zor se nuk e di njeri, unë nuk ngas dot një makinë, nuk jam përpjekur kurrë që ta mësoj, nuk ngas dot një motor, nuk jam përpjekur kurrë që ta bëj. Dikur kam ngarë biçikletën, përgjithësisht korrekt. Me botën e 4 rrotave më ka lidhur, njërin që mbaj mend vetëm si mjegull, gjyshi im i cili ishte i çmendur mbas makinave, një çmenduri që e çoi deri në timonin e Mbretit Zog.

Nisëm sjelljen e Formula 1 në Shqipëri në cirkuitin në Elbasan që ka filluar të ndërtohet, shpresoj që së shpejti, nëse nuk ndërhyjnë gjëra të tjera, të bëjmë anonçimin e madh të ditës dhe vitit kur Shqipëria do të hyjë në këtë hartë.

Nëse do arrihet do të jemi nga të paktat vende të Evropës që kanë Formula 1, do të jemi i pari vend në historinë e Formula 1 që nuk i kemi parametrat ekonomikë për të qenë në Formula, do jemi i pari vendi në zhvillim që do të hyjmë në Formula 1 dhe ky është një rezultat i asaj që ndodh me rritjen e reputacionin dhe respektit për Shqipërinë.

Nuk them kurrë që mbaroi derisa nuk ka mbaruar, kjo për mua vlen në çdo punë. Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhë.

Është koncept që na është vlerësuar shumë nga Formula 1. Nuk është thjesht një cirkuit për garën, është një park ku në zemër të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore.

Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sendiljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë.

Është nga të gjitha sportet, që një garë e shikojnë 1 miliard njerëz. Kjo për Shqipërinë dhe Elbasanin, llogarit sa prej tyre mendojnë që vitin tjetër do të shkojnë në Shqipëri.

Është sfiduese për infrastrukturën hoteliere, por është një motor ekonomie i shtuar për vendin.

Nuk jam tifoz i 4 rrotave, më kanë ftuar të shkoj në garat e Formula 1 dhe i kam refuzuar, më duket një absurd të rri atje. Ia di vlerën dhe impaktin këtij sporti.

Arena e Lajmit

“Nuk ngas dot një makinë!”/ Formula 1 në Shqipëri, Rama: Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes! Do të jetë motor ekonomie për vendin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook