Mudryk thyen Gjeorgjinë, Ukraina “përzien” kartat në Grupin B1, të gjithë në lojë

Në momentin më të vështirë, për të mbajtur të “gjallë” objektivin e Shqipërisë për kreun e Grupit B1, mendoi Ukraina. Pas dy humbjeve në 2 ndeshjet e para, Ukraina reagoi pikërisht atëherë kur më pak pritej, në transfertë përballë Gjeorgjisë. Mudryk me shokë zhvilluan një ndeshje me karakter duke dalë me 3 pikë pas suksesit minimal 0-1. Sulmuesi i Chelsea-t realizoi një gol të bukur në minutën e 35-të duke kaluar Ukrainën në avantazh.

Në Tbilsi u zhvillua një ndeshje e hapur me raste për shënim nga të dy ekipet. Kvara dhe pjesa tjetër e Gjeorgjisë nuk ishin në një mbrëmje të mirë, e kishin të vështirë të gjenin prekjen fituese duke dalë “duar bosh” nga ky takim.

Fitorja e Ukrainës trazon edhe një herë kartat në Grupin B1 duke bërë që të gjithë ekipet të jenë ende në lojë. Pas xhiros së tretë, në krye qëndron Gjeorgjia me 6 pikë, po aq sa edhe Republika Çeke.

Grupi B1
Grupi B1

Me 3 pikë në 3 ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e 3-të fal suksesit në ndeshjen direkte me Ukrainën e cila mbyll grupin B1 po me 3 pikë. Më 14 tetor, të hënën, Shqipëria luan në transfertë kundër Gjeorgjisë, ndërsa Ukraina pret Çekinë.

()

Arena e Lajmit

Mudryk thyen Gjeorgjinë, Ukraina “përzien” kartat në Grupin B1, të gjithë në lojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook