Pritet të zëvendësojë Salianjin në parlament, Andrea Mano për News 24: Dorëzova dokumentet e nevojshme. Jam pjesë e çdo lëvizje që synon fitoren e opozitës

Pas burgosjes së ligjvënësit demokrat Ervin Salianji, në listën shumë emërore për kandidatët për deputetë nga PD në zgjedhjet e kaluara parlamentare është Andrea Mano.

Mano shprehet se ka dorëzuar në KQZ dokumentet e nevojshme për të zëvendësuar në parlament Salianjin. Ai tha në News 24 se ka pasur një raport korrekt me Salianjin. Andrea Mano u shpreh se ka qenë dhe mbetet pjesë e çdo lëvizjeje opozitare, që synon fitoren e opozitës.

Andrea Mano: Unë kam dorëzuar dokumentacionet e nevojshme, përfshirë formularin e dekriminalizimit, për të hyrë në parlament. Marrëdhënia ime me Ervin Salianjin, ka qenë korrekte. Ne vazhdojmë të jemi anëtar të PD-së. Unë jam pjesë e PD dhe opozitës dhe jam pjesë e çdo lëvizje që synon fitoren e opozitës dhe ndërrimin e pushtetit.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

Pritet të zëvendësojë Salianjin në parlament, Andrea Mano për News 24: Dorëzova dokumentet e nevojshme. Jam pjesë e çdo lëvizje që synon fitoren e opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook