“Djathtas 1912” në kërkim të aleatëve, Kulluri zbulon partitë me të cilat po negociohet

Anëtar i grupi nismëtar të partisë “Djathtas 1912” Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se është i bindur që pas zgjedhjeve 2025 kjo parti do të përfaqësohet në Kuvend, referuar edhe elektoratit gri që sipas tij ka dalë nga PS.

Ai shtoi se po bisedohet me disa parti për të qenë aleatë në të njejtën listë për zgjedhjet.

“Sido të shkojë rezultati zgjedhor, ne do të jemi të përfaqësuar në Parlament. Vota gri është shtuar në mënyrë eksponenciale. E ka pranuar edhe vetë Rama, socialistët flasin për votën gri që ka dalë nga PS. PS sipas meje do të ketë 120-150 mijë vota më pak. Kjo votë e majtë që nuk do votojë qeverinë, target elektoral për çdo parti përveç, PD. Sepse këto vota tek Berisha nuk shkojnë. Kemi lidhur marrëveshje me zotin Shehi. Mund të bashkëpunojmë edhe me “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”. Kemi bërë disa biseda të tërthorta, por nuk ka pasur asgjë zyrtare”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

“Djathtas 1912” në kërkim të aleatëve, Kulluri zbulon partitë me të cilat po negociohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook