Një aksident ka ndodhur pak më parë në Levan të Fierit, ku makina ka marrë përpara dhjetëra krerë bagëti.
Çobani i tyre, në një prononcim për News24, ka deklaruar se kanë qenë dy makina me shpejtësi që po parakalonin njëra tjetrën, ato që shkaktuan aksidentin.
“Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin 2 makina u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin po parakalonin njëri tjetrin, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai.
()