VIDEO/Greva e ish të burgosurve politikë, një prej grevistëve në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish të përndjekur politikë prej 4 ditësh kanë nisur një grevë urie në një ambient jashtë selisë së ish të përndjekurve. Sot një prej grevistëve të urisë ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa është njoftuar urgjenca për ndihmë mjekësore.

Gazetari i News24 Osman Stafa ka siguruar pamjet rreth asaj që po ndodh në mes të kryeqytetit, pak metra larg selisë së Parlamentit.

Greva e urisë ka nisur nga 6 ish të përndjekur që pretendojnë se dëmshpërblimi që kanë marrë nga Qeveria për vitet e tyre të burgut, ose familjarëve të tyre është skandaloz.

Nga raportimet mësohet se ish i përndjekuri ka pasur probleme shëndetësore me tensionin, ndërkohë që është trajtuar nga ekipi mjekësor që ka shkuar në vendimin ku zhvillohet greva.

Arena e Lajmit

VIDEO/Greva e ish të burgosurve politikë, një prej grevistëve në gjendje të rëndë shëndetësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook