Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme në Tiranë.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se ka pasur një telefonatë për një alarm për një bombë, pranë ambasadës serbe në kryeqytet.
Policia është në vendngjarje dhe po kryen verifikimet. Gjithashtu, edhe njësia antieksploziv ndodhet në vendngjarje.
(Arena e Lajmit)