U vetëflijua për të mos rënë në duart e forcave malazeze, Oso Kuka shpallet “Dëshmor i Atdheut” 162 vite pas vdekjes

Heroi shqiptar Oso Kuka i cili u vetëflijua brenda kullës së tij në Vranjinë për të mos rënë në duart e forcave të Malit të Zi në mbrojtje të kufijve shqiptar në vitin 1861 është shpallur nga qeveria shqiptare “Dëshmor i Atdheut”.

Ky status i dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, iu dorëzua të afërmve të Oso Kukës në një ceremoni zyrtare në Shkodër në muzeun që mban emrin e tij. Gjergj Velo, kryetar i organizatës së Dëshmorëve të Atdheut thotë se ka një indiferencë nga institucionet për dëshmorët.

Shaqir Vukaj, ish-drejtues i lartë thotë se janë me qindra emra të tjerë që kanë dhënë jetën për vendin por shteti shqiptar i ka lënë në një neglizhencë të plotë duke mos i dhënë statusin e Dëshmorit të Atdheut ndërsa mungojnë edhe studimet dhe dokumentet historike.
Një kërkesë organizata e Dëshmorëve të Atdheut ka edhe për Presidencën që të nderojë Oso Kukën me titullin më të lartë të shtetit shqiptar.

Ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle thotë se ata që kërkojnë të denigrojnë statusin e Dëshmorit janë në një prapambetje të madhe.
Përpara ceremonisë u inaugurua edhe një pllakatë e vendosur në muzeun historik të Shkodrës që mban emrin e Oso Kukës dhe 27 bashkëluftëtarëve të tjerë të rënë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Oso Kuka 1
Oso Kuka 1
Arena e Lajmit

U vetëflijua për të mos rënë në duart e forcave malazeze, Oso Kuka shpallet “Dëshmor i Atdheut” 162 vite pas vdekjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook