Kosova triumfoi pastër 3-1 ndaj Qipros, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Rrahmanit, i cili tregoi klasin e tij me disa lëvizje, përpara se të dërgonte topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, për “dardanët” shënuan Krasniqi dhe Sahiti.
Në ndeshjet e tjera, Spanja nuk e diskutoi aspak fitoren me Serbinë. Ekipi i de la Fuentues korri sukses 3-0, në sfidën e luajtur në Estadio Nuevo Arcangel. Golat e Laporte, Morata dhe Baena ndezën festën iberike, një spektakël i vërtetë i kampionëve në fuqi të Europës. Portugalia, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Skocisë.