Kosova “çmonton” Qipron, por fati i grupit luhet në Rumani, Zhegrova “rezervon” fitoren

6 pikë në 2 ndeshjen e fundit mbajnë në lojë Kosovën, por nga Zhegrova më shokë tani kërkohet një mrekulli, të fitojnë përballë Rumanisë në sfidës e radhës më 15 nëntor. “Dardanët” shfaqën një formë të shkëlqyer përballë Qipros duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Ndeshja u ndërlikua disi për ekipin e Foda-s pasi Zhegrova u ndëshkua shpejt me karton të verdhë, ndërsa Milot Rashica u largua nga fusha si pasojë e një shqetësimi muskulor. Në momentin më delikat të sfidës, për të zhbllokuar takimin mendoi kapiteni Amir Rrahmani i cili në versionin Kvara brenda në zonë kaloi Kosovën në avantazh.

Për të sjellë qetësi në “Fadil Vokri” mendoi Ermal Krasniqi i cili minutën e 52-të dyfishoi shifrat. Kosova kishte kontrollin total të lojës, ndërsa në minutën e 70-të, Sahiti sigloi shifrat në 3-0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Grupi C2
Grupi C2

Me këtë 3 pikësh, Kosova ngjitet në vendi ne dytë në Grupin2 në Ligën C, 3 pikë më pas se Rumania kryesuese. Edon Zhergorva u shfaq i kënaqur pas ndeshjes, pavarësisht se nuk arriti të shënonte, por tani ylli i Lille kërkon 3 pikët ndaj Rumanisë:

 

Arena e Lajmit

Kosova “çmonton” Qipron, por fati i grupit luhet në Rumani, Zhegrova “rezervon” fitoren

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook