Një automjet është shkrumbuar plotësisht si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë i qëllimshëm
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e djeshme, ndërsa automjeti rezulton në pronësi të shtetases Denisa Shahollit.
Vijon puna për zbulimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Korçë/Informacione paraprake
Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetases Denisa Shahollit. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
()