Drejtori i Policisë, Ilir Proda dhe Kreu i ICITAP takim, objektiv thellimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në SHBA

Ilir Proda, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka zhvilluar një takim me kreun e ICITAP.

Sipas edhe një njoftimi, objektiv i takimit dhe bisedimeve ka qenë thellimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në SHBA.

Gjatë takimit, Drejtor Proda shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe programit ICITAP në veçanti, për Policinë e Shtetit.

Njoftimi:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i ICITAP garantojnë thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në ShBA.

Me qëllim konsolidimin e urave të bashkëpunimit, në kuadër të programit amerikan ICITAP, Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti në takim z. Richard Deasy, Drejtorin e programit ICITAP.

Gjatë takimit, Drejtor Proda shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe programit ICITAP në veçanti, për Policinë e Shtetit, nëpërmjet asistencave të vazhdueshme logjistike dhe teknike, për trainime per hetime dhe operacione policore me rëndësi. Në vijim, Drejtori siguroi se angazhimi i strukturave të Policisë, do të intensifikohet, me qëllim përmbushjen e shpejtë dhe efikase të objektivave të përbashkët.

Deasy inkurajoi Drejtorin e Përgjithshëm që të fokusojë përpjekjet e Policisë, për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

()

Arena e Lajmit

Drejtori i Policisë, Ilir Proda dhe Kreu i ICITAP takim, objektiv thellimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në SHBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook