Një spital gjerman me dëshirën për të kënaqur stafin e tij me vakte të ngrohta gjatë gjithë kohës, ka mundësuar një kuzhinë robotike. Kjo kuzhinë përgatit deri në 120 vakte të ndryshme brenda pak minutash, tha një bashkëthemelues i prodhuesit të kuzhinës robotike GoodBytz. Duke qëndruar në mensën e Spitalit Universitar të Tuebingen në Gjermaninë jugore, Kevin Deutmarg nga GoodBytz tregoi robotin duke thënë se kjo kuzhinë ka edhe një figorifer ku qëndrojnë përbërësit të organizuar në poricione”. Porosia për pjatën e përzgjedhur bëhet përmes një ekrani me prekje.
“Gama përfshin ushqimet tradicionale gjermane si Koenigsberger Klopse (qofte), thjerrëza etj. Megjithatë kemi edhe gatime tradicionale aziatike, gatime italiane, shumëllojshmëri të gjerë makaronash.”
Drejtoresha komerciale e Spitalit Universitar Tuebingen, Daniela Harsch vlerësoi kuzhinën robotike duke thënë se “nuk ishte për zëvendësimin e punonjësve”, por “thjesht një shtesë krejtësisht e nevojshme për ne”. Sipas Harsch, gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht për orët e parregullta të punës që janë të zakonshme në një spital. Megjithatë, kuzhina robotike nuk funksionon tërësisht pa njerëz: çdo ditë, punonjësit mbushin frigoriferin e integruar në kuzhinë me përbërës tashmë të prerë dhe të gatuar paraprakisht. Krahu i robotit i nxjerr jashtë, i skuq dhe i shpërndan nëpër pjata. Roboti i kuzhinës është përdorur në Spitalin Universitar Tuebingen që nga fundi i majit dhe pjatat kushtojnë nga gjashtë deri në nëntë euro.