“Nuk ka treg, si ta shes qepën”/ Fermerët e Maliqit në protestë, hedhin produktet në rrugë: As kostot nuk mbuluam dot

Ashtu sikurse fermerët paralajmëruar më parë për mikrofonin e News24 për hedhjen e qepëve në kanal, sot ata i kanë hedhur prodhimet e tyre sepse janë hasur me mungesë tregu dhe kërkesa për blerjen e qepës por me çmim nën kosto.

Bëhet fjalë për 12 deri në 20 lekë, teksa banorët nuk janë dakord me këtë çmim pasi nuk mbulojnë dot as shpenzimet.

Teksa një prej fermerëve flet për News24, ajo shprehet se thuajse të gjithë banorët e zonës i kanë hedhur në kanal prodhimet e tyre.

Fermerja:

Treg nuk ka fare, makina nuk vijnë dhe unë i hodha qepët të gjitha, ja ku i hodha e di që është shumë gjynah se unë mora dhe punëtorë i paguaja 20 mijë lekë ditën dhe tani akoma s’jua kamë dhënë lekët.

Ata vijnë dhe e kërkojnë me 15 lekë të vjetra, si t’jua jap unë?

Nja dy vjet eci mirë, edhe djemtë ikën nga Italia e erdhën këtu thanë të punojmë në vendin tonë por do ikin sepse se nuk ja dalin dot këtu.

Jo vetëm unë por të gjithë banorët i kanë hedhur në rrugë në kanal se është turp dhe gjynah ti japim me atë çmim.

()

Arena e Lajmit

“Nuk ka treg, si ta shes qepën”/ Fermerët e Maliqit në protestë, hedhin produktet në rrugë: As kostot nuk mbuluam dot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook