Si janë përdorur fondet, KLSH kalon në “sitë” financat e KPK

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim financiar në shkallën e parë të Komisionit të Vetingut (KPK).

Kontrolli financiar do të kalojë në filtër çdo element financiar që prej ngritjes së këtij institucioni, raporton gazetari i News24, Enrik Mehmeti.

Ekipi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nisur kontrollin e dosjeve të para të lëvizjeve financiare në KPK.

Kjo është hera e parë që Komisioni i Vetingut auditohen financiarisht.

KPK është një nga hallkat që realizoi vettingun e qindra prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa i përfundon afati kushtetues në fund të këtij viti. Ndoshta kjo është arsyeja që KLSH ka nisur kontrollin financiar mbi këtë institucion.

Arena e Lajmit

Si janë përdorur fondet, KLSH kalon në “sitë” financat e KPK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook