Hapja e negociatave/ Mërtiri: Avancimi i procesit më shumë për arsye gjeo-politike. Nëse hyjmë në BE, do jetë pa…

Analisti Ergys Mërtiri, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News 24 komentoi hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Mërtiri theksoi se beson se avancimi i procesit të integrimit bëhet më shumë për arsye gjeo-politike. Ai tha se lufta në Ukrainë mund të ketë ndikuar që Europa të zgjerojë integrimin. Sipas tij, nëse Shqipëria hyn në Bashkimin Europian më 2030, siç ka thënë Rama, “me shumë mundësi kjo do jetë pa meritë”.

Ergys Mërtiri: Lufta në Ukrainë ka zgjuar interesin e BE për zgjerim. Avancimi i procesit është më shumë për arsye gjeo-strategjike. Nuk kemi meritë ne, por thënë në mënyrë cinike, “ka meritë Rusia që godet Ukrainën”. Ne nuk kemi aftësi për të plotësuar standardet që kërkon Europa.

Ne jemi një vend me nivel të lartë korrupsioni, mungesë të thellë llogaridhënie nga qeveria, me demokraci të brishtë, jemi në prag të autoritarizmit, ku kryeministri ka gjitha pushtetet. Madje, jemi më keq se kemi qenë. Nëse do na fusin në BE, do jetë pa meritë, thjesht Bashkimit Europian i intereson kjo gjë. Opozita nuk ka penguar integrimin europian.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Hapja e negociatave/ Mërtiri: Avancimi i procesit më shumë për arsye gjeo-politike. Nëse hyjmë në BE, do jetë pa…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook