Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare piktori dhe një nga figurat e shquara të Elbasanit, Xhemal Lufta

Është ndarë nga jeta piktori i njohur, profesori dhe artisti i shquar elbasanas, Xhemal Lufta.
Ndarja nga jeta ka pikëlluar pa masë familjen, të afërm, miq e bashkëmoshatarë të tij. Ndërkohë,Elbasani ka humbur një nga qytetarët më me vlerë të kohës sonë.

Xhemal Lufta u lind me 20 qershor 1935 në Elbasan. Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në vendlindje në vitin 1950. Më 1954, mbaron shkollën e mesme në liceun artistik “Jordan Misja” në Tirane. Në vitin 1969 kryen studimet e larta ne Akademinë e Arteve, në Tiranë ku merr titullin “piktor”. Dhjetë vjet para Akademisë dhe tre vjet pas saj punoi në shkolla 8-vjeçare të qytetit. Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare që nga viti 1957.

Në ekspozita lokale dhe në raste konkursesh ka marrë çmime të para. Në ekspozitën Kombëtare të talenteve të reja merr çmim inkurajues dhe çmim të tretë në konkursin kombëtar të 30-vjetorit të çlirimit te atdheut (1974) për ciklin me temë “Peizazhe nga fshati”.

()

Arena e Lajmit

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare piktori dhe një nga figurat e shquara të Elbasanit, Xhemal Lufta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook