Bardhi sqaron zërat për këngën e fundit: Jam krenar për rreshtat që kam shkruar për vajzën time!

Artisti i njohur Bardhi ka reaguar për herë të parë pas publikimit të këngës dedikuar vajzës!

Ai shprehet se situata financiare për të cilën flet në këngë, i përket të shkuarës, ndërsa shton se është krenar për rreshtat që ka shkruar për të bijën pasi çdo fëmijë duhet të mësojë përmes eksperiencës së prindërve.

“Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes.

Nese kjo kange do ishte perdorur si viktizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje.

Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve.

Ju dua shume, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve”, deklaron Bardhi.

Bardhi sqaron zërat për këngën e fundit: Jam krenar për rreshtat që kam shkruar për vajzën time!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook