Përfundon pas pesë orësh seanca në ngarkim të personave që akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se seanca e radhës u la në datë 1 dhe 24 nëntor, ku do deshmojë sërish Ndrek Prenga dhe vëllai tjetër Anton Prenga.
Edhe ky i fundit ka shprehur dëshirën për të filmuar. Ndrekë Prenga erdhi mbrëmë nga Londra për të dëshmuar ditën e sotme në GJKKO.
Trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma dhe për ngjarjen e rëndë gjenden nën hetim dhe akuzë nga SPAK një grup personash, të dyshuar si anëtarë të një organizate ndërkombëtare narkotrafiku, e përbërë nga shqiptarë.
(Arena e Lajmit)