Përplasjet në Kuvend/ Reagon Meta: Dhuna ndaj deputetëve të opozitës akt i rëndë kriminal dhe antiligjor. Shteti ligjor ka rënë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për përplasjet në parlament.

Meta tha se dhuna ndaj deputetëve të opozitës është një akt i rëndë kriminal dhe antiligjor. Ai tha se në Shqipëri “shteti ligjor ka rënë”. Presidenti i PL akuzoi Ramën se ka kthyer vendin në narko-shtet.

Deklarata e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:

Kërcënimi me armë zjarri, kanosja me jetë dhe dhuna brenda ambienteve të Kuvendit dje, ndaj deputetëve të opozitës nga NarkoPolicia dhe NarkoGarda e Edi Ramës është një akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor, që provon para të gjithë shqiptarëve jo vetëm inkriminimin e këtyre strukturave, por edhe rënien totale dhe banale të shtetit ligjor.

Kjo ngjarje e paprecedent është një tjetër dëshmi publike e fytyrës kriminale të Narkoshtetit që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe i kërcënon me jetë të zgjedhurit e popullit.

Deputeti ka imunitet dhe atij nuk i afrohet dot as Prokurori pa lejen e Gjykatës për ta arrestuar, ndërkohë krejt e kundërta ndodh me strukturat e NarkoPolicisë së Pushtetit që para kamerave dhe gazetarëve dhunojnë dhe kanosin deputetë me armë.

Demokracia, pluralizmi politik dhe shteti ligjor mbizotërojnë mbi disiplinën parlamentare ndaj Kryetarja e Kuvendit, dhe ministri i Brendshëm,  dje botërisht kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, duke urdhëruar Policinë  të futet brenda perimetrit të Kuvendit dhe të konsumojë ato akte kriminale dhe skandaloze  që i pamë të gjithë.

Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës në Kuvend, e cila përndjek dhe burgos politikisht Opozitën, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje të këtij Regjimi!

Njëkohësisht kjo situatë është përkeqësuar kaq rëndë në Parlament, sepse Opozita ka rritur fuqinë e denoncimit ndaj korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe pasojat e këtij korrupsioni skizofrenik të Edi Ramës dhe të çetës së tij I ndjen çdo familje shqiptare që nuk është e lidhur me Pushtetin dhe korrupsionin e tij.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Përplasjet në Kuvend/ Reagon Meta: Dhuna ndaj deputetëve të opozitës akt i rëndë kriminal dhe antiligjor. Shteti ligjor ka rënë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook