Kadilli: Çelja e negociatave lajm i mirë për Shqipërinë! Qeveria teknike? Kërkesa nuk bëhet ditën e fundit

Fatbardh Kadilli, në një intervistë me Skype në News 24 tha se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë është një lajm i mirë.

Kadilli tha se kjo nënkupton se do të ketë pak BE në Shqipëri dhe kjo gjë sjell më tepër garanci për demokracinë. Më tej, Kadilli nënvizoi se qeveria teknike është një ide e mirë, por shtoi se beson se kërkesa për qeverinë teknike nuk është bërë në kohën e duhur.

Fatbardh Kadilli: Çelja e negociatave është një lajm i mirë për Shqipërinë. Sa më shumë prezencë të institucioneve të BE-së të kemi, aq më shumë garanci do të kemi. Qeveria teknike është zgjidhje e mirë, por nuk bëhet me dhunë, por vetëm me dakordësi.

Këto kërkesa ne i bëjmë në ditën e fundit. Normalisht, më e mira është që bëhet marrëveshje fill pas zgjedhjeve. Pra, për të treguar forcat politike se nuk e do qeverinë teknike për avantazh momental. Po ta kërkosh në kohën e duhur qeverinë teknike, jam i sigurt që gjendet ekuilibri dhe zgjidhja.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Kadilli: Çelja e negociatave lajm i mirë për Shqipërinë! Qeveria teknike? Kërkesa nuk bëhet ditën e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook